Besart Xhaferri: “Do ta ulim çmimin e naftës me 50 lekë, si në Kosovë”

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike dhe kryetar i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, ka bërë një premtim të fortë në kuadër të fushatës së tij. Ai ka deklaruar se do të ulë çmimin e naftës me 50 lekë, duke e bërë atë të krahasueshëm me çmimin që ka në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferri ka theksuar se nafta është “gjak i ekonomisë” dhe çdo ulje e çmimit të saj sjell një efekt zinxhir në të gjithë ekonominë. Ai ka shtuar se ulja e çmimit të naftës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Nafta është gjaku i ekonomisë dhe ne do ta ulim çmimin me 50 lekë! Do ta bëjmë aq sa në Kosovë, pasi nafta që shitet atje merret në Durrës, autobotët paguajnë edhe trarë dhe sërish atje është më lirë. Në moment që bie çmimi i naftës, efekti në ekonomi është zinxhir dhe ndihet direkt nga qytetari,” ka thënë Xhaferri.
Ky premtim është një nga angazhimet kryesore të Xhaferrit në fushatën e tij dhe synon të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët, duke sjellë çmime më të përballueshme për naftën dhe ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme.