Lajme
Kryesore

Berisha takon gratë në Tiranë, Flet për censurën dhe programin e PD-së për zgjedhjet e 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me gratë në kryeqytet, ku theksoi përfaqësimin e grave dhe vajzave në fushatën zgjedhore të PD-së, duke vlerësuar listën e kandidatëve si “më të mirën që i është paraqitur Tiranës dhe Shqipërisë”. Ai foli për programin e PD-së, duke e cilësuar atë si “komplet të realizueshëm”, i cili ofron zgjidhje për problemet e krijuara nga “keqqeverisja” e periudhës së Rilindjes.

Berisha shprehu shqetësimin për censurën që, sipas tij, po ushtrohet nga mediat kombëtare, duke përmendur TVSH-në dhe Top Channel si disa nga kanalet që po shërbejnë interesave të qeverisë. Megjithatë, ai shprehu besimin se kjo censurë mund të kapërcehet përmes takimeve direkte me qytetarët, duke marrë si shembull fushatën e fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Kryedemokrati shtoi se PD ka një program që është i plotë dhe mund të realizohet në 100 ditët e para të qeverisjes, duke theksuar se ky program është mirëpritur nga qytetarët dhe kritikët e tij, dhe është “100% i realizueshëm”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button