
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale ku fakton pse Rama sulmon presidentin Trump dhe bashkëpunëtorin e tij Chris LaCivita, strategun e fitores së presidentit të Amerikës e që është renditur krah Sali Berishës dhe koalicionit “PD –ASHM’ për të fituar zgjedhjet e 11 majit.
Bashkangjitur me pyetjen ”Pse e sulmon Edi Rama, Presidentin Trump dhe bashkëpunëtorët e tij?” Në video janë deklaratat me zë të Ramës në 2016 kur thoshte se Trump ishte kërcënim jo vetëm për SHBA por dhe për marrëdhëniet me Shqipërinë.
“ Zoti na ruajtë mendoj se do i bënte dëm Amerikës dhe botës demokratike. Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim për marrëdhëniet Shqiptaro – Amerikane”
Apo kur flakte simbolet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po cili është problemi i tij? Përse sulmon Edi Rama bashkëpunëtorët e presidentit Trump. Cili është problemi i tij me Amerikën?
Ja arsyeja:
Problemi qëndron se Rama është kukull e George Sorosit dhe që nga ardhja e presidentit Trump në krye të Amerikës Rama nuk i fsheh dot më 12 vitet që ka shkatërruar Shqipërinë. Rama nuk e mbulon dot më varfërinë, pagat më të ulëta në rajon e çmimet më të larta në Europë. Nuk mbulon dot largimin e mbi 1 milionë shqiptarëve”
Prandaj Berisha fton qytetarët që më 11 maj të votojnë numrin 1 në fletën e votimit për koalicionin “PD –ASHM’ dhe kandidatët e tij.