Lajme

Berisha: Pashkët dhe opozita Shqiptare, analogia e ringjalljes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve, duke theksuar se kjo festë ka një analogji me opozitën shqiptare. Ai ka bërë një paralelizëm mes ringjalljes së Krishtit dhe ringjalljes së opozitës, duke u shprehur se, edhe pse përpjekjet për ta fshirë nga historia ishin të shumta, ajo u ringjall dhe tani është më e fuqishme se kurrë.

“U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është më e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare,” tha Berisha.

Kreu i PD-së theksoi rëndësinë e ringjalljes si një ngjarje të madhe historike dhe fetare, duke e lidhur këtë me ringjalljen e besimeve fetare në Shqipëri, të cilat, sipas tij, janë të fuqishme dhe të respektuara sot, duke kontribuar në mësimet e shenjta dhe në ndihmën për ata që kanë nevojë.

“Historia e tyre është historia e ringjalljes. Pra, është dëshmi e pavdekësisë,” shtoi ai, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e këtyre institucioneve në jetën e shoqërisë shqiptare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button