KryesoreLajme
Kryesore

Berisha në Kombinat: Rama ka zhdukur 130 milionë euro, inceneratori i Sharrës nuk ekziston

Lideri i opozitës gjate një takimi me banorët e kombinatit, deklaroi duke ju referuar inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, se “Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Edi Rama ka zhdukur 130 milionë euro”.

Berisha: Këtu, 300 metra nga ku jemi ulur ne, është një nga veprat më të mëdha të krimit të Edi Ramës, djegësi i Sharrës. Miqtë e mi, a u kujtohet kur dilte e u thoshte se po bëhet një transformim, po bëhet një revolucion.

Po mafia më e poshtër e botës është mafia e plehrave, më e egra.

Ku janë? Ku është djegësi? 130 milionë euro tuajat, djegësi nuk ekziston.

Shteti, qeveria kishte një mbikëqyrje. Paguante 3 rroga për mbikëqyrjen e punimeve, por Lubi Balluku duke e ditur se paratë shkonin në kontot e Ramës, nuk bënte asnjë raport.

Dhe pas 6 vitesh, aty nuk ka as nam, as nishan, janë zhdukur 130 milionë euro.

Mos është vetëm kjo?

Jo, thashë edhe njëherë, rrogat tuaja, pensionet tuaja i kanë vjedhur.

I kanë vjedhur sepse marrim tjetrën, blen kopshtin e Edenit 5 milionë euro, nuk e bën kryeministër në botë. Për të zbavitur sytë se lodhet shumë ky hajdut. As Shtëpia e Bardhë, as pallati perandorak i Japonisë, as kancelaria e Gjermanisë nuk kanë kurrë një gjë të tillë në oborr. Se kam qenë unë, i kam parë këto.

Ai e bën këtë se i dukeni miza, i duken qenie për të mos qenë, për të ikur, për t’u larguar.

Se po ta dish se ai mbrapa Dajtit përdor parmendën se nuk ka me çfarë të punojë atë copë tokë, ti nuk mund të udhëtosh me avion në dispozicion.

Pra, çfarë ndodh, në vend që ët vijë t’u japë ju llogari, çfarë ka bërë, mor të mburret edhe me sukseset, nuk thotë dot asgjë se në çdo bërje ka më shumë vjedhje se bërje. Se në çdo vepër ka më shumë vjedhje se vepër.

Se po të përmendësh tunelin e Llogarasë ka vjedhur 60 milionë me dokumente.

Sepse po të përmendësh Sheshin Skënderbej dhe sheshet e qyteteve, ka vjedhur 2 miliardë euro.

Nuk i përmend dot veprat sepse ka vjedhur.

Rruga e Arbrit, ndërtoi 27 kilometra që kishin mbetur. Kilometri 10 metra i gjerë ka shkuar më shtrenjtë se kilometri i Rrugës së Kombit 27 metra e gjerë me 4 kosi.

Pra, në këto kushte nuk mund të vijë para jush, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër.

Ndaj dhe thotë këneta, zhabat, hardhucat, zhapinjtë. Dhe tani, meqenëse u bë bajat, tani ka filluar temën se po të mos jenë gratë, burrat bëhen me bisht, gjëra të turpit.

Po jo o miq, shiheni vetë.

Muhabete të tilla se si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja.

Të mos paraqitet projekt para jush.

Janë katër vite që do vijnë.

Si e si të shpëtojë për dështimet e tij.

Si e si të mbulojë mashtrimet e tij.

Pra një narrativë të turpshme, nuk po e prish gojën për t’ia thënë fjalët që meriton.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button