Kosova

Beqiri: Rritet LDK, bie VV – Kurti drejt koalicionit, dilema mbetet presidenti

Gazetari dhe përcjellësi i zhvillimeve politike në vend, Përparim Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend duke theksuar se ndryshimi kryesor në skenën politike është rritja e LDK-së dhe rënia e Vetëvendosjes dhe e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, kjo situatë e re mund ta çojë Kurtin drejt një koalicioni me Lidhja Demokratike e Kosovës, si opsioni i vetëm për të siguruar qeverisjen.

“Sfida kryesore mbetet çështja e Presidentit, e lidhur me qëndrimet e Vjosa Osmani. Ai rikujton deklaratën e saj të fundit se vendit i duhet një president konsensual duke lënë të kuptohet se edhe në rast të një marrëveshjeje politike, nuk do të ketë një president partiak”, tha Beqiri për Kosova.info.

Kjo, sipas Beqirit, mund të komplikojë negociatat eventuale ndërmjet partive dhe të mbetet pika më e ndjeshme e një marrëveshjeje të mundshme politike. /Kosova.info/

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button