
Por Veliaj nuk duket se nuk e ka parë festivalin e Ramës, pasi pak momente pas mbarimit ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, por jo për fushatën, por për një super gënjeshtër të tijën, atë të 1-milionë pemëve.
Me këtë mesazh Veliaj duket se ka dashur t’u çojë mesazh ndjekësve dhe më gjerë, se ashtu si mashtrimi i tij epokal me mbjelljen e 1-milionë pemëve është edhe premtimi i Ramës për pasaportën europiane.
Dhe sheshi bosh i Ramës poshtë zyrës së tij, ku hidhte valle Belinda Balluku me Ulsiun, për të cilin është betuar se do ta mbysë me thonj, është një mesazh i qartë se në organizatën e rilindjes nuk ka llogaridhënie, nuk ka premtime e program, por një luftë për plaçkë.