Lajme

Belind Këlliçi: Të rinjtë janë zëri i ndryshimit, PD angazhohet për mbështetjen e tyre

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shpërndarë një mesazh drejtuar të rinjve shqiptarë në një postim në rrjetin social Facebook, ku thekson rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri dhe angazhimin e PD-së për t’i përfaqësuar denjësisht.

“Të rinjtë kanë qenë gjithmonë zëri i protestës dhe ndryshimit, por për 12 vite u është mohuar vëmendja dhe mjetet politike për të përfaqësuar realisht interesat e tyre,” shkruan Këlliçi.

Ai vlerëson brezin e ri si një brez i inteligjencës artificiale dhe mundësive të pafundme, por që përballet me sfida serioze për shkak të një sistemi që, sipas tij, nuk i përmbush pritshmëritë e tyre.

Në këtë kontekst, Këlliçi nënvizon se Partia Demokratike është e angazhuar për të dëgjuar dhe për të reflektuar aspiratat e të rinjve në programin e saj politik.

PD, sipas tij, ka përfshirë masa konkrete si subvencione për studentët dhe sipërmarrësit e rinj, si dhe projekte për modernizimin dhe dixhitalizimin e vendit.

“Të rinjtë sot kanë më shumë nevojë të dëgjohen sesa t’u japim leksione demokracie,” shkruan ai, duke përfunduar mesazhin e tij me një thirrje të qartë: “Shqipëria e së ardhmes është Shqipëria e të rinjve.”

 

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button