Belind Këlliçi prezanton programin ekonomik të PD-së në Njësinë 9: Mbështetje për sipërmarrësit dhe vetëpunësimin

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarë, pensionistë dhe biznese të vogla në Njësinë 9 të kryeqytetit, duke theksuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me komunitetin.
Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi ka prezantuar programin ekonomik të PD-së, që sipas tij ofron zgjidhje reale për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Ai theksoi se programi parashikon një taksë të sheshtë 10% dhe përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për bizneset me xhiro deri në 180 mijë euro.
“Programi i Partisë Demokratike për ekonominë ndihmon të gjitha familjet e vetëpunësuara që të përmirësojnë ekonominë e tyre. Me PD-në, sipërmarrësit e vegjël dhe punëtorët kanë një shans për një mirëqenie të vërtetë,” u shpreh Këlliçi.
Ai nënvizoi se mbështetja për vetëpunësimin dhe nxitja e sipërmarrjes së vogël janë thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë.