KryesoreLajme
Kryesore

Basha replikon për Rrugën e Kombit: Mbështetje për SPAK, paratë s’mund të jenë njëkohësisht në xhepat e qytetarëve dhe të të korruptuarve

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi në Facebook me qytetarët, iu përgjigj një komentuesi që e pyeti për hetimet mbi rrugën Durrës-Kukës. “Rruga e Kombit është krenaria e jetës sime. Edhe po të mbyllej aty jeta ime politike, do isha krenar”, tha Basha.

Ai theksoi se drejtësia nuk ka gjetur kurrë prova për ndonjë abuzim nga ana e tij, pavarësisht sulmeve politike ndër vite. “Nëse do kishin një fakt të vetëm, do më kishin çuar sërish në Prokurori. Por nuk e kanë, sepse nuk ka.”

Basha më tej tha se për të garantuar pastërtinë e figurës së tij, ka propozuar në Parlament projektligjin për vettingun e politikanëve dhe kontroll të pasurisë së tyre, duke thënë se nëse është nevojaprocesi të nisë nga vetë ai. Ai tha se ndonëse ka një vit e gjysmë që e ka çuar projektligjin në Parlament, nuk e sjellin as në rend dite sepse kanë frikë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin Koalicionin Euroatlantik për t’i dhënë më shumë fuqi SPAK-ut dhe për të garantuar që paratë të jenë në xhepat e qytetarëve, jo te të korruptuarit.

Pjesë nga biseda:

Astrit Koxhaj: Po ti Luli, i mbylle hesapet me drejtësinë për rrugën Durrës-Kukës?

Lulzim Basha: astrit, e kam thënë dhe po ta përsëris, rruga durrës-Kukës, është krenaria e jetës time. Ta dija se me gjithë luftën dhe baltën që bënë, aty do ta mbyllja jetën time politike, prap do të isha shumë I lumtur për atë vepër shekullore, për atë amanet brezash që lidh shqipërinë me Kosovën d eh që është kthyer në një arterie gjigande për ekonominë shqiptare. Ata që u përpoqën ta bëjnë pis, dhe që u përpoqën të hapin një çështje inekzistente kundër meje, e morën përgjigjen pikërisht nga drejtësia: Nuk kishte asnjë akuzë që Prokuroria mund të formulonte dhe gjykata ta gjykonte. Por kam pasur mor Astrit 15 vite kohë, 12 vite kohë që ka pushtetin me akuza e me propagandë e me trushplarje ta çonte prap në Prokurori në qoftë se do kishte një fakt të vetëm në abuzim nga ana ime në rrugën e Kombit. Po nuk e gjejnë dot mor Astrit. Se kata i masin gjërat me kutin e vet, për këta është e paimagjinueshme që të bësh një vepër të tillë madhore pa vjedh. Ndërsa për mua rruga e Kombit mbetet krenaria e jetës time. Ndaj për t’I dhënë një përgjigje një herë e mirë kësaj pune, bashkohu dhe ti me Koalicionin Euroatlantik të bëjmë vettingun e politikanëve, ta fillojmë nga unë Astrit. Të bëhet kontrolli pasurisë time, i familjes time, i rrethit shoqëror, i lidhjeve të papërshtatshme, por ama të 140 deputetët, I gjithë kabineti qeveritar, gjithë drejtuesit të lartë të shtetit, vit për vit veting politikanëve njësoj siç ia bëmë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kam një vit e gjysmë që e kamçuar këtë projektligj në Parlamentin e Shqipërisë dhe nuk e sjellin as në rend dite, o Astrit. Se kanë frikë, as nuk u shkon në mendje ta miratojnë se e kanë mizën nën kësulë. Dhe e dyta, kur të vij momenti I votimit, kuptohet që ata që votojnë kundër, e që flasin kundër korrupsionit në fakt janë më të korruptuarit. Kështu që unë flas me vepra Astrit, krenar për rrugën e Kombit, pro vetingut të politikanëve, pro kontrollit të pasurisë së politikanëve, pro SPAK-ut. Se lekët nuk mund të jenë edhe në xhepat e tu edhe në xhepat e shokëve tek 313-ta. Kështu që voto Koalicionin Euroatlantik t’i japim më shumë fuqi SPAK-ut dhe paret të jenë në xhepat e tu dhe të shokëve të tu e të familjes tënde.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button