
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten e tij Aurelën, ndoqën ngjarjen kulturore “Opera Galan” në Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Basha shprehu kënaqësinë për të qenë pranë artistëve dhe theksoi se arti dhe kultura janë pasqyra e shpirtit të një kombi dhe mjet bashkimi dhe frymëzimi për shoqërinë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan se në programin e Koalicionit Euroatlantik “Artist Krenar të një Kombi Krenar” zotohet për dy angazhime kyçe: rritjen progresive të buxhetit për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë Kulturore me 50 milionë euro dhe krijimin e RINFOND, një fond prej 1 milion eurosh për artistët e rinj. Postimi i plotë i Bashës
Është gjithmonë kënaqësi të jem pranë artistëve. Bashkë me Aurelen ndoqëm “Opera Galan”. Arti dhe kultura janë pasqyra e shpirtit të një kombi – ato na bashkojnë, na frymëzojnë dhe na kujtojnë sa në borxh jemi ndaj artistëve tanë, me mbështetjen për artin dhe kulturën.
Në programin tonë “Artist Krenar të një Kombi Krenar”, kemi një plan të qartë për të mbështetur artin – duke investuar në krijimtarinë, në edukimin artistik dhe në infrastrukturën kulturore.
-Rritje progresive të buxhetit për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë Kulturore me 50 milion €. -Krijimi i RINFOND, një fond prej 1 milion €, i dedikuar për artistët e rinj.