Lajme

Azgan Haklaj nderohet në Tetovë për kontributin e tij në luftën e UÇK-së

Azgan Haklaj, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, veprimtar dhe atdhetar, është nderuar në një aktivitet solemn në Tetovë, kushtuar heronjve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Ky aktivitet i organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ishte i pari i këtij lloji dhe ka sjellë së bashku figura të njohura të skenës politike dhe shoqërore, si dhe familjarë të dëshmorëve.

Në fjalën e tij, Haklaj tha se ky vlerësim është një nder për familjen e tij, malësinë e Gjakovës dhe për heronjtë që dhanë gjithçka për çështjen kombëtare. Ai theksoi se është një rivlerësim për Tahir Sinanin, një figurë e shquar e luftës, si dhe për ata që lanë testamentin e luftës për liri.

Gjatë aktivitetit, Shkëlqim Hajdari e nderoi Haklajn për angazhimin e tij të palodhur në mbështetje të luftës për çlirimin e shqiptarëve në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, duke nderuar Azgan Haklajn për kontributin e tij të shquar.

Akademia solemne e mbajtur në Tetovë u mbyll me nderime të veçanta për heronjtë e heshtur të UÇK-së dhe për veprimtarët si Azgan Haklaj që dhanë gjithçka për çlirimin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button