Avni Bytyçi nga ekipi i Veselit në Hagë: Ish- krerët e UÇK-së ishin “jetimë”, shteti i Kosovës mungoi në proces

Avni Bytyçi, pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, ka deklaruar se në procesin në Hagë ka munguar prania e shtetit të Kosovës. Ai ka kërkuar që institucionet të marrin përgjegjësi tashti kur ka një aktgjykim dënues për katërshen e UÇK-së.
“Në dallim prej Kroacisë, në Hagë ka munguar prezenca e shtetit të Kosovës. Besoni, nuk e tham për kritikë, por ky është realiteti. Të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara kanë qenë jetimë në plotë kuptimin e fjalës”, ka thënë ai ne një shkrim në Facebook.
Bytyçi po ashtu ka shpjeguar se në Hagë kishte katër ekipe mbrojtëse, nga një për secilin të akuzuar, pasi sipas tij, rregullat e gjykatës nuk lejonin që katër të akuzuarit të kishin nje ekip.
Ai shtoi se ndarja e ekipeve nuk ka penguar koordinimin gjatë procesit gjyqësor.
“Nga procedura paraprake deri tek shpallja e aktgjykimit, ekipet mbrojtëse, edhe pse në letër të ndara, kanë ndër vepruar si një ekip”, ka shkruar anëtari i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit.



