Lajme

Automjeti i një 28-vjeçari përfshihet nga flakët, dyshohet defekt elektrik

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e djeshme në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë, duke u djegur plotësisht. Mjeti ishte në pronësi të një 28-vjeçari me inicialet D.H.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur më datë 19 prill 2025 dhe për pasojë automjeti është shkrumbuar totalisht.

“Më datë 19.04.2025, në rrugën ‘Tre dëshmorët’, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, automjeti në pronësi të shtetasit D. H., 28 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo ngjarje. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button