Kosova

Art Morina, studenti i parë nga Kosova që diplomon në Financa në universitetin prestigjioz NOVA në Lisbonë

Art Morina, një i ri nga Gjilani, ka hyrë në histori si studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Lisbonë – një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Evropë.

Ai ka përfunduar me sukses studimet master në Financa në Nova School of Business and Economics (Nova SBE), pjesë e Universitetit NOVA de Lisboa. Ky institucion gëzon reputacion të lartë ndërkombëtar dhe është njohur për cilësinë e shkëlqyer të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në fushat ekonomike dhe financiare.

Nova SBE është renditur ndër vite në mesin e 20 shkollave më të mira në Evropë për Financa, duke tërhequr studentë nga mbarë bota dhe duke u vlerësuar për programet moderne dhe të orientuara drejt tregut të punës global.

Suksesi i Art Morinës përfaqëson një arritje të rëndësishme jo vetëm për të personalisht, por edhe për rininë kosovare, duke dëshmuar se talenti dhe përkushtimi mund të tejkalojnë kufijtë dhe të shënojnë suksese në skenën ndërkombëtare të arsimit dhe karrierës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button