Kosova

Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimet për spiunazh

Fatmir Sheholli është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për spiunazh për Serbinë, njofton Ministria e Brendshme në detyrë. Arrestimi u realizua në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë Speciale, pas hetimeve disa-mujore.

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se rasti trajtohet me seriozitet të lartë dhe kritikoi mediat për hapësirën që ia kishin dhënë të dyshuarit. “Koha e spiunëve në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis”, shkroi ai.

Prokuroria Speciale njofton se Sheholli është ndaluar për 48 orë dhe po kryhen bastisje në vendbanimin e tij për sigurimin e provave shtesë. Hetimet vijojnë në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, dhe publiku do të informohet për zhvillimet e mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button