Lajme

Arrestohet 50-vjeçari në Korçë pasi goditi bankomatin e një banke me gurë

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia pas një incidenti ku goditi me gur xhamin e një bankomati të një banke të nivelit të dytë në lagjen nr. 9 të qytetit. Shtetasi V.N., alias P.N., banues në Pukë, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas një operacioni të shpejtë hetimor.

Sipas informacioneve nga uniformat blu, 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për të njëjtën vepër penale, “Shkatërrimi i pronës”. Ky person ishte proceduar penalisht disa herë më parë për shkatërrim prone dhe tashmë po përballet me akuzën e re për veprën penale të shkatërrimit të pronës, pasi goditi bankomatin.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button