Lajme
Arrestohet 36-vjeçari për dhunë ndaj babait të tij

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar, ku sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasin S. I., 36 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.