Arrestohen dy persona për shpërndarje narkotikësh në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të gatshme për shitje. Shtetasit K. B., 24 vjeç, dhe Q. Z., 25 vjeç, u arrestuan në flagrancë gjatë një operacioni të koordinuar nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Nr. 1 dhe 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.
Në kuadër të kontrollit të automjetit dhe banesave të dy të arrestuarve, Policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, përkatësisht Cannabis Sativa dhe kokainë, të cilat ishin të ndara në doza për shpërndarje. Po ashtu, janë sekuestruar edhe peshore elektronike dhe aparate celular.
Hetimet kanë zbuluar se K. B. shpërndante lëndë narkotike në doza, duke përdorur automjetin për të transportuar sasinë e narkotikëve nga banesa në pika shpërndarjeje. Ndërkohë, Q. Z. u arrestua pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjet një sasi kokainë e ndarë në doza.
Materialet iu dorëzuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekjen e mëtejshme të çështjes, ndërsa të arrestuarit po përballen me akuzën për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.