Kosova
Arifi për Kurtin: Vizita në Spanjë për interesa të partisë së vet, jo për Kosovën

Opinionisti Avni Arifi ka kritikuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Spanjë, duke e lidhur me interesa partiake
“Ka shku për internacionalen socialiste… jo për interesa të Kosovës”, tha ai në Klan Kosova
Sipas Arifit, angazhimet ndërkombëtare në këtë moment ngrejnë pikëpyetje për prioritetet politike.
Ai e lidhi këtë me procesin e zgjedhjes së presidentit.
“Kur ke një situatë emergjente… dhe nuk e ndal turizmin… ai është i sigurt në atë që do me e ba”, deklaroi Arifi.
Sipas tij, kjo mund të nënkuptojë ose zgjedhje të reja, ose një marrëveshje politike për presidentin.



