Lajme

Apeli i Posaçëm nxjerr zbuluar pronarët e mediave që përdor Veliaj për të shantazhuar! Zbardhen shkrimet denigruese ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

Në vendimin e arsyetuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj janë evidentuar me fakte dhe data të gjitha shkrimet e bëra nga mediat në shërbim të Veliajt.

Janë të shkruara e zeza në të bardhë emrat e pronarëve të mediave që kanë bërë shkrime siç theksohet në dosje denigruese.

“Gjykata konstaton se këto komunikime të personit nën hetim Erion Veliaj me bashkëshorten e tij, personin nën hetim Ajola Xoxa, dhe vëllanë e tij, shtetasin Arbër Veliaj kanë sjellë rezultatet e dëshiruara, pasi në disa media janë publikuar shkrime fyese dhe denigruese në drejtim të gjyqtari të hetimeve paraprake në shkallë të parë dhe prokurorit të çështjes si dhe disa postime të personit nën hetim Erion Veliaj me përmbajtje të njëjtë por edhe kërcënuese ndaj këtyre zyrtarëve’ thuhet në vendimin e zbardhur të gjyqtarit  Engert Pëllumbi në vendimin e zbardhur të Apelit të GJKKO-së nënvizon.

Image

Ky vendim është një shuplakë e fortë për mediat e dirigjuara nga Erion Veliaj i burgosur për akuza shumë të rënda.

Shkrimet denigruese

Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato, për organizimin e fushatës mediatike, postimin në rrjete sociale, marrje kohë televizive dhe postime të ndryshme në media Online si Tema, Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera. Vihet re, se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si “Redaktori”.

Nga komunikimet vihet re se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim Erion Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te Top-i, e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e TV Klan, Report Tv, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe goditjen e Prokurorisë së Posaçme.

Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri në faqen e medias online “Shqiptarja.com”, është ilustrim i plotë i sa më sipër. Ky artikul! rezulton t’i ketë pëlqyer personit nën hetim Erion Veliaj, i cili në komunikimin telefonik të realizuar ndërmjet tij (numër IEVP) dhe Arbër Veliaj, në datë 03.03.2025, ora 20:08, i kërkon këtij të fundit që të merret me Median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike).

Shtetasi nën hetim i kërkon që të shohë mundësinë që t’i bëjë sponsorizim në mënyrë jo të dukshme, me qëllim që shkrimin e tij ta lexojnë sa më shumë individë.

Nga këto komunikime konstatohet se artikulli i shtetasit Ilir Yzeiri ka tërhequr vëmendjen e personit në hetim Erion Veliaj, i cili, përmes komunikimeve telefonike me Arbër Veliajn, ka kërkuar që të ndikojë në mediat për të mbajtur presion mbi situatën dhe për të pasur një kontroll të fshehtë mbi përhapjen e materialeve të tilla.

Po kështu, një tjetër moment për t’u theksuar është biseda rreth KLP-së në lidhje me deklaratën në mbrojtje të veprimeve të Prokurorisë së Posaçme. Për shtetasin nën hetim Erion Veliaj kjo është e papranueshme dhe anormale, për sa kohë që ata janë votuar në Parlament nga shumica e qeverisë. Për këtë, i kërkon shtetasit Arbër Veliaj që të bisedojë me “miqtë deputetë që merren me këtë gjë” thuhet në vendim.

 

 

 

ImageImage

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button