Kryesore

Ambasada e SHBA-së thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së komunitetit serb në institucionet e Kosovës

E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, priti sot përfaqësues të Listës Serbe.

Gjatë takimit, Prattipati theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së gjerë dhe përfshirjes së të gjitha partive politike në proceset demokratike, në mënyrë që çdo komunitet në Kosovë të ketë një zë të përfaqësuar. Ajo nënvizoi veçanërisht rolin e komunitetit serb dhe të përfaqësuesve të tij në institucionet e vendit.

“Vetëm përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme, mund të dëgjohen dhe adresohen realisht zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve,” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button