Kosova
Kryesore

Ambasada amerikane në Kosovë: Shërbimet për pasaporta e viza do të vazhdojnë, përditësimet në Facebook kufizohen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se për shkak të mungesës së fondeve, llogaria e saj në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht, përveç rasteve me informacion urgjent që lidhen me çështje sigurie.

Në njoftim theksohet se shërbimet e planifikuara për pasaporta dhe viza në SHBA dhe në ambasadat e konsullatat amerikane jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë periudhës së mbylljes administrative, në varësi të situatës.

“Kjo llogari nuk do të përditësohet derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë”, ka shkruar ambasada.

Qeveria federale e SHBA është futur për herë të parë në shtatë vitet e fundit në një mbyllje administrative, pas dështimit të Kongresit për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin. Përplasjet mes republikanëve të mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump dhe demokratëve penguan miratimin e një projektligji të përkohshëm, duke sjellë pasoja për miliona punonjës federalë, të cilët tashmë përballen me pezullime, vonesa pagash dhe pasiguri për të ardhmen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button