Aleksandër Runaj nga diaspora drejt Parlamentit – kandidon në Vlorë me ‘Shqipëria Bëhet

Aleksandër Runaj, i diplomuar në inxhinieri hidroteknike në Gjermani dhe banues në Düsseldorf, i është bashkuar Lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, duke u bërë një nga dhjetëra kandidatët që vijnë nga diaspora për të sjellë ndryshim në politikën shqiptare.
Runaj do të garojë në Qarkun e Vlorës, me numrin 6 në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, analisti Arjan Konomi i ka uruar suksese kandidatit të ri, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve të shkolluar dhe të përgatitur në jetën parlamentare të vendit.
“Parlamenti shqiptar ka nevojë për të rinj të shkolluar dhe të përgatitur. Aleksandri ka nevojë për mbështetjen tuaj,” shprehet Konomi, duke apeluar për përkrahje ndaj kandidaturës së Runajt.
Pjesëmarrja e figurave të diasporës si Aleksandër Runaj është një sinjal pozitiv për përfaqësimin gjithëpërfshirës dhe profesional në institucionet e shtetit shqiptar.