Kosova

Albin Kurti udhëton në New York për takime bilaterale dhe Javën e Nivelit të Lartë të OKB-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë qëndrimit atje, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të vendeve të ndryshme dhe do të takohet me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, si dhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj,” thuhet në njoftim.

Ky udhëtim i Kurtit vjen pas pezullimit të Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara ndaj Kosovës. Nga Kosova në SHBA po qëndron edhe presidentja Vjosa Osmani.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button