Kosova

Aksioni i inspektimeve në mbarë vendin nga Ministria e Punës pritetë angazhojë “90% të kapaciteteve njerëzore dhe logjistike”

Ministria e Punës dhe Inspektorati i Punës kanë nisur një aksion të gjerë në gjithë Kosovën për sigurinë në punë.

Fokusi u tha të jetë te sektorët me rrezik të lartë, sidomos ndërtimtaria, ku aksidentet kanë qenë të shpeshta.

Aksioni pritet të angazhojë “90% të kapaciteteve tona të burimeve njerëzore dhe logjistike”, tha Kastriot Jashari.

Ai shtoi se “Sot fillon një aksion 15 ditor në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Sipas tij, kjo është ndër ndërhyrjet më të mëdha të këtij institucioni.

Inspektimet synojnë rritjen e sigurisë dhe zbatimin e standardeve ligjore në vendet e punës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button