Kosova

Aksion në Gjakovë: Konfiskohet peshk i paligjshëm në treg

Sot paradite, rreth orës 10:05, në tregun e Gjakovës është zhvilluar një aksion për konfiskimin e peshkut të paligjshëm.

Federata e Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK) njoftoi se operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut, me qëllim zbatimin e ligjit dhe ndalimin e shitjes së peshkut të egër dhe jashtë sezonit.

“Sot, më 29 shtator 2025, është ndërmarrë një aksion për konfiskimin e sasisë së peshkut të paligjshëm në tregun e Gjakovës. Ky aksion kishte për qëllim mbrojtjen e ligjshmërisë dhe respektimin e rregulloreve që ndalojnë shitjen e peshkut të egër dhe jashtë sezonit. Shprehim falënderimet tona për Policinë e Kosovës për asistencën dhe bashkëpunimin profesional”, thuhet në njoftimin e FPSRK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button