Kosova

Aksidenti mes veturës, trenit dhe një automjeti tjetër të parkuar, një person u dërgua në QKUK – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Përroi i Njelmët” në Prishtinë mes një veture, treni dhe një automjeti-kombi, për të cilin policia tha se ishte i parkuar.

“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës, i njëjti është dërguar në QKUK”, tha policia në raportin 24-orësh.

“Rr. Përroi i Njelmët, Prishtinë 31.10.2025-16:10. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture, një treni dhe një automjeti-kombi që ka qenë i parkuar. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës, i njëjti është dërguar në QKUK, Prishtinë, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button