Rajoni

Aksident tragjik në Rodos: Makina përplas turistët gjermanë, një grua humb gjymtyrët

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën turistike të Falirakit, në ishullin e Rodosit, Greqi, duke shkaktuar plagosje të rënda dhe tronditje të thellë në mesin e komunitetit vendas dhe turistëve.

Sipas mediave lokale, një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit teksa përpiqej të shmangte një automjet që po i vinte përballë. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është ngjitur në trotuar, duke goditur disa këmbësorë – turistë gjermanë.

Ngjarja ka pasur pasoja të rënda për një grua, e cila ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur gjymtyrët e poshtëm. Bashkëshorti i saj, që ndodhej pranë saj në momentin e aksidentit, ka marrë lëndime më të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të dy janë transportuar me urgjencë në spitalin e Rodosit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga autoritetet greke dhe ndaj tij janë ngritur akuza për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shkaktim dëmtimi trupor.

Ndërkohë, policia lokale ka nisur një hetim të thelluar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të sqaruar plotësisht përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, veçanërisht për sigurinë në zonat turistike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button