Kosova
Aksident Tragjik në Jagodë, Tren Përplas Veturën, Një Person Humb Jetën dhe Tre Të Tjerë Lëndohen

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të komunës së Klinës, ku një tren ka përplasur një veturë. Sipas informacioneve të konfirmuara nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:35.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë autoritetet përkatëse, përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore. Hetuesit e njësisë së trafikut po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik, ndërsa prokurori i shtetit është njoftuar për ngjarjen.