Kosova

Aksident tragjik në Drenas, një person humb jetën

Një person ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në fshatin Korroticë të Drenasit.

Sipas raportimeve, shoferi i automjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke u rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës. Rasti është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka apeluar për kujdes të shtuar nga ana e shoferëve, duke bërë me dije se vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti, 59 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, prej të cilëve 33 kanë qenë shoferë.

“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore, që shpesh po rezultojnë me humbje të jetëve njerëzore,” apeloi Hoxha.

Ai gjithashtu bëri të ditur se policia po merr masa ndëshkuese ndaj kundërvajtësve në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve që shkelin ligjet e rregullat e trafikut, po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me të vetmin qëllim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike,” deklaroi Hoxha.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button