Lajme
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset një këmbësore

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”.
Sipas njoftimit paraprak nga Policia, një automjet tip “BMW” me drejtues shtetasin gjerman M. W., 56 vjeç, ka përplasur një këmbësore, shtetasen Z. I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë.
Si pasojë e përplasjes, gruaja ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Gjendja shëndetësore e të plagosurës nuk dihet ende.