Kosova

Aksident mes dy veturave në Pejë, një person bëhet për spital

Një person ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ndodhi sot në Pejë, rreth orës 09:25 në rrugën “Konferenca e Bujanit”.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“I njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Ai deklaroi se në rast janë përfshirë dy vetura.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button