Lajme

Aksident fatal në aksin Elbasan-Librazhd, shoferi arrestohet

Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin e përfshirë në një aksident tragjik që ndodhi një ditë më parë në aksin Elbasan-Librazhd, ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.

Nëpërmjet një njoftimi për media, policia njoftoi se është arrestuar shtetasi N. D., 32 vjeç, i cili drejtonte automjetin që përplasi makinën e drejtuar nga shtetasi A. F., 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes, pasagjeri në automjetin e drejtuar nga A. F., shtetasi F. A., 68 vjeç, humbi jetën. Po ashtu, u dëmtuan drejtuesit e dy automjeteve dhe tre pasagjerë të tjerë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit dhe po vazhdon procedurat ligjore ndaj shtetasit N. D. për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button