Kosova

Aivo Orav: Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan paqësisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka mirëpritur zhvillimin e rundit të parë të zgjedhjeve lokale në vend, duke i cilësuar ato si paqësore, konkurruese dhe gjithëpërfshirëse.

Në një reagim të publikuar nga BE-ja në Kosovë, Orav theksoi se procesi zgjedhor u karakterizua nga pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve dhe se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës mediatik kontribuoi në transparencën e zgjedhjeve.

“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, mirëpriti sot zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, duke vënë në dukje se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent. E njëjta pritet edhe në raundin e dytë,” thuhet në reagimin e BE-së.

Orav po ashtu inkurajoi institucionet dhe partitë politike që të vazhdojnë angazhimin për një proces zgjedhor demokratik dhe të besueshëm në rundin e dytë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button