Lajme
Kryesore

Agron Gjekmarkaj takon të rinjtë në Rrëshen: “Partia Demokratike ka zemrën e saj, rininë”

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim me të rinjtë në Rrëshen, ku theksoi se Partia Demokratike ka ndërtuar programin e saj për të mbështetur rininë dhe ata që duan të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj shprehu se mbështetja ndaj të rinjve është një detyrim dhe jo thjesht një premtim. Ai theksoi se Partia Demokratike ka në fokus studentët, çiftet e reja, sipërmarrësit e rinj dhe emigrantët që dëshirojnë të rikthehen në atdhe për të ndihmuar në zhvillimin e vendit.

“E ardhmja e vendit ndërtohet mbi ëndrrat, energjinë dhe vizionin e të rinjve tanë. Programi ynë është ndërtuar për t’u qëndruar pranë tyre”, u shpreh Gjekmarkaj gjatë takimit me të rinjtë e Rrëshenit.

Ai e mbylli fjalimin duke garantuar mbështetje të pakushtëzuar për rininë dhe duke theksuar se fuqizimi i saj është çelësi për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe me shpresë për të ardhmen.

“Të rinjtë e Rrëshenit dhe mbarë Mirditës votojnë për të ardhmen, votojnë për Partinë Demokratike!”, përfundoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button