Agon Maliqi godet ashpër Vetëvendosjen: “Gjakpirës dehumanizues që ushqehen me tragjedi”

Analisti Agon Maliqi ka reaguar ashpër ndaj akterëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur ata “gjakpirës dehumanizues” që, sipas tij, ushqehen me tragjedi dhe trauma kolektive.
Ky reagim vjen pas operacionit për kërkimin e trupit të 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit, ku përfshirja e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është përdorur politikisht nga Vetëvendosje, sipas shumë reagimeve në opinion publik.
Në një postim të ashpër në rrjete sociale, Maliqi shkruan:
“Predatorë të pështirë të emocioneve dhe traumave kolektive. Gjakpirës dehumanizues që prodhojnë dhe ushqehen me tragjedi. Ditë e mirë për t’i hyrë rend butonit unfollow e për ta pastruar këtë platformë nga inteligjenca e zombive.”
Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, duke ndarë publikun në qëndrime të kundërta rreth mënyrës se si tragjeditë përdoren për përfitime politike.