Show biz

Stresi konfirmon planet për martesë me Keisin: “Dasma do të jetë më shpejtë sesa mund ta mendoni”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur nga publiku me emrin artistik Stresi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Andale”, ku ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij private dhe projektet e fundit muzikore.

Gjatë intervistës, Stresi është pyetur për raportin e tij me Keisin, partneren e tij me të cilën është përfolur shpesh për ndarje e ribashkime. Megjithatë, këtë herë duket se lidhja mes tyre është më e fortë se kurrë.

“Dasma do jetë më shpejtë sesa mund ta mendoni”, deklaroi reperi, duke lënë të kuptohet se çifti është në pritje për të kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Kujtojmë se së fundmi Stresi dhe Keisi kanë bashkëpunuar edhe në një projekt muzikor, çka ka forcuar më tej spekulimet për një ribashkim të qëndrueshëm dhe një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së tyre si çift.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button