Show biz

Lothar Matthäus rikthehet në qendër të vëmendjes: Në lidhje me modelen 38 vite më të re

Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë, Lothar Matthäus, është rikthyer në faqet e para të mediave, këtë herë jo për arritjet e tij në fushën e futbollit, por për jetën private. 64-vjeçari është fotografuar së fundmi në një vendpushim skijimi në Ischgl të Austrisë, në shoqërinë e Theresa Sommer, një modele dhe skiatore 26-vjeçare, me të cilën e ndajnë plot 38 vite diferencë.

Theresa Sommer nuk është thjesht një modele. Ajo ka ndjekur studimet për ekonomi, menaxhim dhe psikologji në universitetet prestigjioze britanike King’s College dhe Durham. Në të kaluarën ka qenë edhe lojtare e xhudos, ndërsa aktualisht është një sportiste aktive në ski dhe shpesh merr pjesë në evente publike.

Fotot e publikuara nga media gjermane tregojnë çiftin gjatë pushimeve dimërore, ndërsa revista Bunte e pyeti Matthäus mbi natyrën e marrëdhënies. “Ne jemi këtu për ski – kjo është një çështje private”, deklaroi ai me një buzëqeshje, pa mohuar as konfirmuar lidhjen.

Matthäus, fitues i Kupës së Botës në vitin 1990, i Topit të Artë dhe rekordmeni me 150 ndeshje me kombëtaren gjermane, mbetet një nga figurat më ikonike të futbollit ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij të ndritur, ai ka fituar gjashtë tituj të Bundesligës me Bayern Munich, si dhe Serie A dhe Kupën UEFA me Interin e Milanos.

Kjo nuk është hera e parë që Matthäus përflitet për marrëdhënie me gra dukshëm më të reja. Ai është martuar pesë herë, ndërsa lidhja e tij e fundit me modelen Anastasia Klimko përfundoi në vitin 2021, pas shtatë vitesh martesë.

Ndërsa shumë e konsiderojnë lidhjen e tij të re si një çështje personale, ajo ka ndezur debat në rrjetet sociale dhe media, duke rikthyer në diskutim temën e diferencës së madhe në moshë në marrëdhëniet romantike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button