Show biz

Loredana bën deklaratën e papritur për Jozin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër Bardh Spahia ka reaguar në një postim në faqen e tij në facebook mbi të vërtetat e varfërisë në Shkodër.

Ai ka postuar një video që shpjegon se si qytetar nga Shkodra e rrethinat shkojnë përditë që të punojnë në vendin fqinj Mali i Zi. “Janë bashkëqytetarë të të gjitha moshave që kryejnë këtë ritual mes sforcove të mëdha, duke sakrifikuar nga vetja dhe familja, pasi shteti amë ju ka vrarë shpresën, i ka zhytur në varfëri, papunësi dhe mjerim”, shkruan Spahia në postimin e tij.

Mesazhi:

Nuk janë skena të njerëzve që ikin nga vendet e luftës, por janë bashkëqytetarët tanë, që ditën e nisin pa zbardhur ende. Marrin çdo ditë rrugën drejt vendit fqinj të Malit të Zi, ku kanë arritur të gjejnë një punë që ju siguron të ardhura për familjet e tyre.

Atë që nuk e sigurojnë në vendlindje, detyrohen ta kërkojnë diku tjetër. Janë bashkëqytetarë të të gjitha moshave që kryejnë këtë ritual mes sforcove të mëdha, duke sakrifikuar nga vetja dhe familja, pasi shteti amë ju ka vrarë shpresën, i ka zhytur në varfëri, papunësi dhe mjerim.

Ky nuk është realiteti që meritojmë prandaj në 11 Maj, duhet të bashkohemi të gjithë përmes forcës së votës, që ta rrëzojmë këtë qeveri të fasadës, e të bërë palë me të keqen!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button