Kosova

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për përdorim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të antibiotikëve, në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike.

 

Përmes një njoftimi në Facebook, IKShPK ka rikujtuar se antibiotikët nuk janë gjithmonë zgjidhja dhe se përdorimi i tyre pa nevojë mund të kontribuojë në rezistencën antimikrobike.

Instituti ka këshilluar qytetarët që të mos përdorin antibiotikë për ftohje, grip apo dhimbje fyti me origjinë virale, të mos i ndajnë me persona të tjerë dhe të mos i ruajnë mbetjet e tyre për përdorim të mëvonshëm.

IKShPK thekson se antibiotikët duhet të përdoren vetëm sipas këshillave të profesionistëve shëndetësorë.

“Përdorimi i përgjegjshëm i antibiotikëve sot, mbron shëndetin e të gjithëve nesër”, thuhet në apelin e institutit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button