Kosova
Ligji për Specialen, Çitaku: Me VV-në s’kemi dallime për përmbajtjen – zgjidhje do të gjejmë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur sërish për Ligjin për Specialen, duke shprehur besimin se përmes dialogut dhe bashkëpunimit do të arrihet pajtueshmëria për ndryshimet.
Ajo ka nënvizuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët institucional në mbrojtje të të drejtave të krerëve të UÇK-së dhe të së vërtetës së luftës çlirimtare.
“Ne jemi në bashkëbisedim dhe diskutime intensive me Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe me subjekte të tjera politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është që ka pajtueshmëri për përmbajtjen e ligjit, ndërkohë që tani kemi diskutime vetëm për procedurën.



