Presidentja takon kryediplomatin zviceran, vlerësohet bilanci i mirë tregtar ndërmjet dy vendeve

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE’së, Ignazio Cassis.
Në komunikatë, shtohet se, gjatë takimit, presidentja ka potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, duke e falënderuar ministrin Cassis për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën.
‘’ Presidentja vlerësoi bilancin e mirë tregtar ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se ekziston potencial për ta rritur edhe më tej atë, nëpërmjet mundësive që ofron EFTA. Presidentja theksoi gjithashtu nevojën për vazhdimin e mbështetjes së Zvicrës në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare’’, thuhet mes tjerash në njoftim.



