Kosova

Presidentja Shiroka Pula takon ministrin malazez, diskutojnë për bashkëpunimin

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i shoqëruar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Gjatë takimit, Dukaj e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, duke i dëshiruar sukses gjatë mandatit të saj.

Presidentja e ka falënderuar ministrin për vizitën dhe urimet, ndërsa ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është vlerësuar edhe roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë, si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuues në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes dy popujve.

Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button