Kosova

Deputetja e PDK-së: Afatet për Presidentin janë të qarta, prioritet ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar 6 tetorin si afatin e fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Nëse deri në këtë datë nuk arrihet zgjedhja e kreut të shtetit, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi situatën politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për zgjedhjen e Presidentit.

Ajo tha se mbetet të shihet në vijim se a po zgjidhet presidenti apo vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tashmë i ka bërë të qarta afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit. Nëse do të ketë marrëveshje për Presidentin apo vendi do të shkojë në zgjedhje, mbetet të shihet në ditët në vijim”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Ajo ka thënë se në këtë fazë, për PDK-në vëmendja kryesore duhet të jetë te ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.

“Për ne, në këtë moment, prioritet është miratimi i propozimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kjo është një çështje që kërkon trajtim serioz dhe urgjent institucional dhe aty duhet të përqendrohet energjia jonë politike”, ka theksuar ajo për “Front Online”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button