Kosova
Ramadani: Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë, dy Aleksandrat janë përgjegjësit

‘Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë’. Kështu thotë deputeti i Aleancës, Burim Ramadani në një status në facebook, duke kutuar 3 vjetorin e sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Sipas tij, Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist.
“Destabilizimi i Ballkanit në përgjithësi mbetet qëllim i tyre. Dy Aleksandrat janë përgjegjësit: Aleksandar Vuçiq & Aleksandar Vulin!”, shkruan ai.



