Kosova

​Kurti i kërkon Latimerit: Bonsteel të mbetet në Kosovë, Radoiçiq të gjykohet në Kosovë

Kryeministri kosovar Albin Kurti ritheksoi qëndrimin e Kosovës që kampi ‘Bondsteel’ të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate në rajon.

Këtë kërkesë ai bëri me dije se e ripërsëriti në takimin që pati në Neë York me kongresistin George Latimer, të cilin e cilësoi si “zë i fuqishëm dhe i rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin e Republikës sonë në NATO”.

Kjo, derisa kërkoi presion ndërkombvëtar ndaj Serbisë që Milan Radoiçiqin dhe amerikan përgjegjësit tjerë për sulmin terroristë në Banjskë të përballen me drejtësinë në Republikën e Kosovës.

Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, Kurti pohoi se me amerikanin diskutoi për “zhvillimin ekonomik, përparimin në siguri, forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillim”.

Po ashtu, tha se u fol edhe për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, varrezat masive, rëndësinë e deklasifikimit të dokumentacionit dhe hapjes së arkivave nga Serbia si dhe nevojën për drejtësi për krimet e kryera. Si edhe për diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Njoftimin Kurti e shoqëroi edhe me një video ku shihet se si e informon amerikanin se është në dijeni se si ai gjatë luftës e kishte ndihmuar një familje kosovare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button