Kosova
Kuvendi i Prishtinës i jep dritën e gjelbër projektit të “Tulltores”

Më 31 vota për, 13 kundër dhe asnjë abstenim, në Kuvendin Komunal të Prishtinës është miratuar “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, lokacioni “Tulltorja”.
Projektin e prezantoi gjatë seancës kryetari Përparim Rama.
Ai tha të premten se projekti mbështetet nga Ambasada amerikane.
Sipas tij, komuna do të përfitojë nga një milion euro në vit pas përfundimit të projektit.
“Sot në të njëjtin lokacion [Tulltores] po flasim për projektin e prezantuar në konferencën e investitorëve amerikanë, të mbështetur nga Ambasada amerikane. Po flasim për një qendër për zhvillimin e artit, kulturës dhe teknologjisë në Tulltore”, tha Rama.
Prona komunale do të jepet në shfrytëzim për 50 vjet.



