Kosova

Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi 10 euro ryshfet policit

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Jarinjë pasi që i ka ofruar 10 euro ryshfet Policit, për t’ia mundësuar hyrjen në Kosovë vajzës së tij.

Rasti ka ndodhur të enjten.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor kufitar në mënyrë qe t’i mundësohet vajzës se tij hyrja në Kosovë”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button