Kosova

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu kërkon “përpjekje maksimale për marrëveshje”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve parlamentare të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, kërkoi “përpjekje maksimale për marrëveshje” për çështjen e presidentit.

Haxhiu e cilësoi lajm të mirë përfundimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së teksa shtoi se takimet mes LVV-së dhe LDK-së duhet të vazhdojnë për gjetjen e një konsensusi të përbashkët.

“Është lajm i mirë që tashmë kemi pasur një mbledhje të LDK-së dje, lajm i mirë në kuptim që tashmë mund të vazhdojnë takimet sepse siç e dini ato janë pezulluar deri në sqarim të situatës brenda LDK-së, sigurisht nuk është në mandatin tim sidomos jo në cilësinë që jam që të flas për atë çështje, por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë ato të thirren dhe të mbahen dhe të ketë përpjekje maksimale dhe seriozitet që të kemi një marrëveshje me të cilën arrijmë që të kemi një konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. Kush do të jetë kryetar apo kryetare e Kuvendit ende nuk është caktuar… Jam e bindur që nëse jo gjatë këtyre ditëve në prag të 6 gushtit do të dihet se kush do jetë propozimi i Vetëvendosjes, pra i takon vetëm LVV-së që të bëj propozimin se kush do jetë kryetari apo kryetarja e Kuvendit”, tha ajo.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button